Futboll Premier League

Wenger e pranon: Humbëm më shumë se një derbi…

Arsene Wenger pranoi se shpresat e Arsenal për të arritur një nga katër vendet e para, që do të përkonte me rikthimin në Champions League, kanë pësuar një goditje të madhe pas humbjes kundër Tottenham. Arsenal e sheh veten shtatë pikë larg rivalëve londinez, pasi u mposht 1-0 në derbi, ku vendosi goli i shënuar nga Harry Kane.

“Ishte një ndeshje ku nuk mund t’i lejonim vetes të humbisnim, – tha Wenger. – Tani ky rezultat na e vështirëson së tepërmi pozitën tonë, por duhet të vazhdojmë të luftojmë derisa matematika të na e lejojë. Gjithsesi, të gjithë e kuptojmë se humbëm më shumë se një ndeshje derbi.”

Trajneri i Arsenal ka refuzuar të ngushëllohet me faktin se Arsenal mund të arrijë në Champions League duke fituar trofeun e Europa League, ashtu si bëri Manchester United në vitin e kaluar. “Eshtë shumë shpejt për ta thënë diçka të tillë, – pohoi Wenger. – Futbolli nuk mund të fik interuktorin për një ndeshje dhe ta ndezë më pas ndeshjen tjetër. Duhet vazhdimësi. Manchester United e vendosi si prioritet Europa League në momentin që shkoi në gjysmëfinale, sepse logjikisht i mjaftonin tre fitore për të shkuar në Champions, ndërsa për ne është shumë shpejt që t’i japim prioritet vetëm kësaj veprimtarie.”

Related posts

PËRFUNDOJNË 18 VITE VUAJTJE/ Alaves i shkakton humbjen e parë Atletiko Madrid në La Liga

Delo.autor

Çështja e borxhit, Muzaka dhe Tirana mbeten në llogore lufte

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ Sulmuesi përplaset BRUTALISHT, dërgohet menjëherë në SPITAL (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment