Futboll La Liga Sport

14 GOLA NË 23 NDESHJE/ Florentino Perez gati 111 milionë euro për yllin e Inter…

Reali i Madridit është gati të bëj çmendurira për Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit ka mahnitur me paraqitjet e tij në fushë, duke qënë shpesh deciziv për skuadrën nga Milano.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të rëndësishme Europiane, mes të cilave edhe Reali i Madridit. Klubi “Los Blancos” po vuan shumë në repartin e avancuar dhe dëmtimet e fundit e shtyjnë drejt idesë për blerjen e Martinez.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercato.web”, presidenti Fiorentino Perez është gati të paguajë më shumë se 111 milionë euro vetëm për të bindur Interin për ta lënë të lirë argjentinasin. Martinez ka shënuar 14 gola në 23 takime këtë sezon, 9 prej të cilëve në kampionat.

22-vjeçari ka një kontratë me Interin deri në vitin 2023, skuadër me të cilën ndodhet që prej verës së vitit 2018, ku firmosi nga argjentinasit e Racing Club.

Related posts

SALA ISHTE VENDIMTAR KUNDËR TOTTENHAMIT/ Legjenda e “Të Kuqve”: Ja arsyeja kryesore e hubjes së garës për titull

Delo.autor

Kombëtarja e femrave nis grumbullimin për Poloninë, ja lista e Grimës

Sadik.Autor

BËRI NJË SHAKA ME TË NË “TIKTOK”/ Lukaku gati të marrë vendimin drastik ndaj Romës

Delo.autor

Leave a Comment