Sport Të tjera

Muguruza: “Të gjithë më thonë se jam pasardhësja e Serena Williams”

Në prag të turneut Masters të Madridit, tenistja spanjolle Garbine Muguruza ka folur për mediat, duke thënë se kërkon triumfin në turneun e shtëpisë. Ajo pranon se fansat presin shumë prej saj, që të rikthehet numri 1 në botë, madje e krahasojnë edhe me kampionet e mëdha të këtij sporti, si Serena Williams. “Nuk e di se përse njerëzit e bëjnë këtë krahasim të gjithë mendojnë se do të jem pasardhësja e Serena Williams, por unë mendoj se kjo është pak e komplikuar”, u shpreh Muguruza.

“Është shumë e vështirë të jesh gjithnjë në nivele të larta, të fitosh turne çdo javë dhe të luash mirë në çdo ndeshje. Janë shumë pak teniste femra që mund ta realizojnë këtë gjë. Unë jam një teniste agressive, që i pëlqen të marrë përsipër shumë rreziqe gjatë lojës. Mund të fitojë shumë ndeshje, por edhe të humbash shumë, ndaj nuk arrij të jem gjituhnjë fituse. Nuk jam një lojtare mbrojtëse, ndaj njerëzit kanë një perceptim të gabuar. Mos harroni, unë jam 24 vjeçe, ndërsa Serena është 36”, tha Muguruza.

Related posts

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Pas 4 muajsh nga rrëzimi i helikopterit del autopsia e pilotit

Delo.autor

Mourinho thumbon Van Gaal: United kishte humbur mentalitetin fitues

Sadik.Autor

JUVENTUS, BARCELONA APO REAL MADRID? PSG merr vendimin ZYRTAR për Neymar

Delo.autor

Leave a Comment