Futboll Seria A Sport

DYSHJA SUSO-PIATEK JASHTË SKEMËS/ Pioli projekton revolucion tek Milan (FORMACIONI)

Milan nuk e nisi mirë vitin e ri, teksa nuk shkoi më shumë se sa një barazim zhgënjyes ndaj Sampdorias në shtëpi me shifrat 0-0. Problemi më i madh i kuqezinjve mbetet sulmi dhe Piolit duket se i është sosur durimi.

Sipas raportimeve të fundit në mediat italiane, pritet që tekniku i “Djallit” të luajë më dy sulmues në sfidën e ardhshme ndaj Cagliarit. Piatek dhe Suso do të përfundojnë në stol, me Leaon dhe Ibrahimovic që do të luajnë së bashku në sulm.

Dilema më e madhe është se kush do të luajë pas tyre, me Calhanoglu, Paqueta dhe Bonaventura që janë në balotazh mes tyre. Në treshen e mesfushës gjithashtu ka shumë dyshime, pasi vetëm Bennacer e ka vendin e sigurt.

Në mbrojtje ndryshimi i vetëm do të jetë Calabria, i cili me paraqitjen e dobët ndaj Sampdorias, sipas gjasave do të ngrohë stolin për pjesën e mbetur të sezonit. Conti do të luajë në krahun e djathtë, ndërsa pjesa tjetër nuk lëviz, me Theo, Romagnoli dhe Musacchio që konfirmohen si titullarë.

MILAN: Donnarumma; Conti, Romagnoli, Musacchio, Theo; Bennacer, Krunic, Bonaventura, Paqueta? (Calhanoglu?); Leao, Ibrahimovic

Related posts

SYNOJNË PËRFORCIME NË MERKATO/ Inter lëshon “rrjetat” për sulmuesin e Napolit…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Beckham “shënjestron” Messin dhe Ronaldon për t’i transferuar tek… Inter Miami

Delo.autor

TRIUMFI NË DERBI NDAJ INTERIT/ Zbuloni sa vite kishte pa ndodhur një fitore e tillë për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment