Futboll Premier League

Nis derbi i Londrës për Luis Enrique, Arsenali rivalizon Chelsean

Prej kohësh është përfolur për një kalim të ish-trajnerit të Barcelona, Luis Enrique, te skuadra e Chelsea në sezonin e ardhshëm, por duket se edhe klubi i Arsenal po mendon të marrë spanjollin. “El Mundo Deportivo”, gazeta më e shitur në Katalonjë, ka shkruar se “topçinjtë” kanë humbur durimin me Arsene Wenger dhe kanë pasur kontaktet e para me Luis Enrique, pavarësisht nga interesimi i Chelsea.

Wenger e rinovoi kontratën në “Emirates Stadium” edhe për dy sezone, në fund të kampionatit të kaluar, por një tjetër vit pa Champions League mund të jetë fatal për fatet e trajnerit francez

Gjithashtu, Chelsea është vënë në kërkim të një trajneri të ri, sepse duket qartë se Antonio Conte është në hapat e fundit të përvojës së tij me “blutë”. Luis Enrique është i preferuari i pronarit rus Roman Abramovich, i cili konfirmoi Conte deri në fund të këtij kampionati, por nuk ka ndërmend t’ia besojë ekipin edhe për një vit, ashtu si e parashikon kontrata.

Related posts

“NJË KAPITEN”/ Toti sulmon legjendën e Juventusit: Ai ishte një qaraman, pak ta prekje…

Isa.Autor

MILAN-ASLLANI/ Zbulohen prapaskenat: Maldini ka takuar familjen e tij, i plotëson dëshirën Empolit

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja kush do e drejtojë ekipin e “Bardhebluve” ndaj Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment