Futboll La Liga Sport

SUPERKUPA E SPANJËS/ Carvajal “thumbon”: Nëse Valverde nuk është i kënaqur, atëherë…

Dani Carvajal i është përgjigjur trajnerit të Barcelona-s, Ernesto Valverde-s, i cili është ankuar në orët e kaluara për formatin e Superkupës së Spanjës, faza finale e së cilës po zhvillohet në Arabinë Saudite këtë vit.

Mbrojtësi i Real Madrid, siç ka bërë të ditur Goal, ka folur pas fitores 3-1 të marrë kundër Valencia-s, që i ka siguruar madrilenëve kualifikimin në finalen e madhe.

Në pritje për të njohur kundërshtarin, që do të dalë nga ndeshja që do të luhet mbrëmjen e sotme mes Barcelona-s dhe Atletico Madridi-t, Carvajal ka dashur t’i japë një mesazh të qartë trajnerit të rivalëve të përjetshëm:

“Nëse Valverde nuk është dakord me formatin e Superkupës së Spanjës, atëherë të bëjë një ankesë formale. Dihej që në shkurt se do të kishte qenë kështu”, ka thënë mbrojtësi.

“Kjo Superkupë është diçka e ndryshme, është një risi. Atmosfera është ndryshe, kjo është e sigurt”, ka thënë Carvajal, që ka shpjeguar edhe diferencat me ndeshjet e tjera të luajtura.

“Më ka ndodhur ta luaj  Superkupën edhe në gusht dhe shumë njerëz ishin me pushime. Kam luajtur edhe sfida me Barçën dhe atmosfera nuk ka qenë shumë e mirë. Rregullat e këtij turneu janë të qarta dhe është një objektiv i yni”.

“Jemi këtu për të fituar. Jemi në finale dhe shpresojmë që të fitojmë”.

Related posts

DIJON MBIJETON NË LIGUE 1/ Çfarë gafash portieri i Lens (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Shtiret si i dëmtuar gjatë ndeshjes për t’i propozuar të dashurës

Q.Autor

SFIDA NDAJ LETONISË PËR “KATAR 2022″/ Mediat malazeze “shpërthejnë” për gjendjen e fushës: Skandaloze… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment