Futboll Sport

Murinjo si “oktapodi parashikues”, ja zgjedhjet e portugezit për Botërorin e Rusisë

Kur do më shumë se një javë për të startuar Kampionati Botëror në Rusi, Zhoze Murinjo u ka hedhur një shikim grupeve dhe i ka shpjeguar të përditshmes angleze “Mirror” se kush do t’ia dalë nga skuadrat të kalojë fazën e grupeve dhe të luajë në 1/8-at.

Grupi A

Trajneri portugez mendon se Uruguai do të renditet në vendin e parë të grupit. Ndërsa, vendi i dytë do të jetë një luftë midis Rusisë dhe Egjiptit. Trajneri mendon se vendi organizator do t’ia dalë të kualifikohet për në 16 më të mirat e kompeticionit.

Grupi B

Zhoze mendon se Spanja do të jetë e para në grup, duke parakaluar portugezët që do të renditen në vendin e dytë.

Grupi C

Franca do të përfundojë e para në grup, kjo pa asnjë problem, pranon Murinjo. Vendi i dytë do të jetë një garë mes tre skuadrave, Australisë, Perusë dhe Danimarkës dhe sipas tij Australia do të vazhdojë rrugëtimin për më tej.

Grupi D

Portugezi vendos Argjentinën si lidere këtij grupi. Në vend të dytë Murinjo mendon se do të jetë Nigeria, duke lënë jashtë Kroacinë e Luka Modriç, Rakitiç dhe Perisiç. Një surprizë e vërtetë në këtë rast.

Grupi E

Në këtë grup ku bën pjesë Brazili dhe Zvicra, trajneri i djajve të kuq mendon që skuadra e Tites do të jetë në vendin e parë dhe Zvicra do ta pasojë në të dytin. Hoze lë jashtë kështu Serbinë për të çuar me pushime lojtarin e skuadrës së tij te Mançester Juantid, Nemaja Matiç dhe Mou e thotë me shaka që duhet të bëjë pushime.

Grupi F

Gjermania për Murinjon do të renditet e para, me Meksikën në vendin e dytë.

Grupi G

Anglia do të renditet e para në këtë grup, duke lënë në vendin e dytë Belgjikën e Roberto Martinezit.

Grupi H

Këtu do të ketë surpriza sipas Murinjos, duke renditur Senegalin në vendin e parë të grupit, përpara Polonisë së Robert Levandovskit. Ndërsa Kolumbia e Hames Rodrigez do të mbesë jashtë fazës tjetër të turneut.

Related posts

EURO 2023/ Sylvinho viziton Kombëtaren U-17 në stërvitjen e parë. Shpuza & Marinaj shpalosin objektivat e Shqipërisë

F.autor

Kessie: Juventus? Fitojmë ne 2-0 dhe unë shënoj gol

Sadik.Autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Juventus për rekord me dyshen Dzeko-CR7

Delo.autor

Leave a Comment