Futboll La Liga Sport

“SI NDALET “JASHTËTOKËSORI”?” Ylli i Atletico Madrid jep përgjigjen befasuese

Angel Correa, mesfushori sulmues i Atletico Madrid, po përgatitet për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelona-s. Duke folur me agjencinë e shtypit EFE, 24-vjeçari ka folur për formën e tij dhe për ndeshjen kundër katalanasve.
“A po kaloj momentin më të mirë tek Atletico? Nuk e di nëse është momenti më i mirë, sepse punoj gjithmonë për t’u përmirësuar dhe për të luajtur. Simeone këmbëngul te faza mbrojtëse me mua dhe duhet ta pranoj se kur më ka aktivizuar në krah, kam vuajtur pak”.

“Tani jam mësuar, por në fillim ka qenë e çuditshme. Gjithsesi, i detyrohem shumë Simeone-s, po më ndihmon të rritem. Interesimi i Milan-it? Ajo që ka ndodhur është e kaluara, tani dua të bëj mirë me Atletico-n”.

Correa ka folur edhe në lidhje me rivalin e tij të ardhshëm, Leo Messi-n: “Barcelona ndalet duke qëndruar të përqendruar për 90 minuta dhe pa shpërdoruar rastet”.

“Si ndalet Messi? Kjo pyetje nuk ka përgjigje. Në kombëtare është gjithmonë shumë i qetë, nuk është vetëm futbollisti më i mirë në botë, por edhe një njeri shumë i mirë. U jep gjithmonë këshilla të rinjve”, ka përfunduar Correa.

Related posts

NË KËRKIM PËR ZËVENDËSUESIN E HANDANOVIC/ Inter kërkon portierin e Juventus, “Zikaltërit” ofrojnë në këmbim…

Delo.autor

Frankfurt-Leipzig, 3 përballjet e fundit kanë sjellë 3 ose më shumë gola

Q.Autor

KOMBËTARJA NISET PËR NË FRANCË/ Ja gjendja e kuqezinjve në prag të sfidës së 7 shtatorit

Delo.autor

Leave a Comment