Futboll Seria A Sport

“REVOLUCION” TEK MILAN/ Ja lista me gjashtë lojtarë thuajse të larguar

Milani po bën një revolucion total këtë merkato, teksa shumë lojtarë po largohen nga klubi kuqezi. Serinë e largimeve e hapi Fabio Borini ditën e djeshme, i cili zgjodhi Veronën. Pas tij ishte dhe Mattia Caldara, i cili kaloi tek Atalanta në huazim me të drejtë blerje për 15 milionë euro.

Vetëm këto dy largime janë zyrtare, por gjithsesi nuk mbaron me kaq, pasi janë edhe katër lojtarë të tjerë me valixhe në duar. Ricardo Rodriguez është vetëm një hap larg kalimit te Fenerbahce, njësoj si Reina e Piatek, të cilët kanë si destinacion Premier Leaguen.

Spanjolli pritet të zgjidhë kontratën dhe të kalojë tek Aston Villa, ndërsa polaku do të kalojë te Tottenham për 35 milionë euro. Piatek pritet të firmosë një kontratë për 3 vite e gjysmë. Largimi i gjashtë pritet të jetë Franck Kessie, për të cilin interesohen disa ekipe.

 

Related posts

“FSHF BËRI MIRË ME KUPËN”/ Egbo: Kukësi ekuacion i panjohur, problemi i madh i Tiranës është…

Delo.autor

PRAPASKENA/ U nis te Roma, përfundoi te Barcelona; Malcom e kërkoi edhe Real Madridi

Isa.Autor

PO SHIJON PUSHIMET NË IBIZA/ Wanda Nara poston poza “hot” me bikini dhe shfaq linjat perfekte (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment