Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan kërkon sulmuesin e “Zikaltërve”, ide shkëmbimi me…

Interi është aktiv në merkato dhe po lëviz me shpejtësi, shpesh edhe në mënyrë sekrete. Nuk është rasti si me shitjen e Mateo Politanos. Sulmuesi është përdorur shumë pak nga trajneri Antonio Konte dhe mund të kalojë te Milani në janar. Menaxherët e lojtarit janë takuar ditën e mërkurë me klubin kuqezi, që ka marrë deri tani miratimin e 26- vjeçarit. Një mbledhje ku është diskutuar për gjithçka: formulën, kostot, e madje edhe për shkëmbime të mundshme.

politano-13-e1569445601224

STRATEGJI 

Duke nisur nga fillimi: formula. Lidhur me këtë administratori i deleguar zikaltër, Xhuzepe Marota, i pyetur ditën e djeshme, nuk e sheh si të pamundur, por me një kusht: Politano mund të largohet nga Interi, por vetëm me metodën e shitjes, që në fund të fundit është e njëjta formulë që zikaltrit kanë parashikuar për çdo pretendent të ish-lojtarit të Sasuolos (prej disa kohësh është në garë edhe Fiorentina).

frenk kesi

Një pengesë jo e vogël që palët duhet të zgjidhin në mënyrë që negociatat të vazhdojnë me ritme pozitive. Për sa u përket shifrave, Interi edhe në këtë rast u është shprehur qartë të interesuarve: baza e bisedimeve nis nga një bazë jo më e ulët se 25 milionë euro; në këtë rast “kushërinjtë” do duhet të shesin. Në diskutime është përmendur edhe një shkëmbim i mundshëm me Frenk Kesin dhe për tani hipoteza do të shqyrtohet nga pala zikaltër: mesfushori milanist po kalon thuajse të njëjtën situatë me Politanon tek Interi dhe shumë klube kanë shprehur interes.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus i bën ofertë zyrtare trajnerit të…

Delo.autor

KLOPP KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Kampionët e Europës ofrojnë 65 mln euro për lojtarin “axurr”…

Delo.autor

Chelsea vs Newcastle Unitedit, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment