Futboll Seria A Sport

“I UROJ FAT ROMËS”/ Sulmuesi Dzeko: Me Interin duam të mbrojmë titullin kampion

Emocionet e reja të përjetuara me fanellën e Interit, kujtime të ëmbla nga eksperienca me Romën dhe lufta për kampionatin. Edin Dzeko flet për “pensionimin” e tij nga kombëtarja boshnjake dhe e bën këtë duke menduar për një kampionat si protagonist: “Te zikaltrit të gjithë e dinë se çfarë mund të presin nga unë. Do të bëj atë që di më mirë në fushë. Kam shumë respekt për Inzaghi.

Më pëlqen filozofia e tij e futbollit, e cila është jashtëzakonisht ofensive. Me atë trajner do të kem shumë më tepër shanse para portës së kundërshtarit. Interi e di pse më zgjodhi mua, ashtu siç e di se çfarë duhet të bëj për të përmirësuar lojën time, por edhe atë të të gjithë ekipit. Ne jemi kompaktë dhe besoj se me kalimin e kohës loja do të përmirësohet, sepse na duhet pak më shumë kohë për të luajtur së bashku.

Puna e sulmuesit është të shënojë, nuk ka asnjë që mund të parashikojë numrin e golave ​​në fund të sezonit. Do të doja të shënoja një gol në çdo ndeshje, por është e pamundur. Sidoqoftë, do të bëj çmos që ekipi të fitojë. Nuk mendoj për titullin e golashënuesit më të mirë. Unë thjesht dua që ekipi të fitojë. Suksesi i një ekipi është gjithmonë më i rëndësishëm se suksesi i një individi”.

Boshnjaku flet edhe për garën e titullit në Serie A: “Është e vështirë të bësh parashikime tani, Interi po mbron titullin dhe te Juventusi e dinë sa e vështirë është ta bësh këtë. Kampionati italian është shumë i balancuar dhe në krye të renditjes gjen gjithmonë skuadra që janë shumë pranë njëra-tjetrës. Juventusi ka qenë i paprekshëm për vite, por tani gjërat kanë ndryshuar pak.

Interi ka treguar se është në rrugën e duhur për të trashëguar fronin e Serie A, por do të jetë shumë e vështirë, veçanërisht sepse ka disa ekipe me ambicie të mëdha. Sezoni i kaluar tregoi se edhe një ndeshje e vetme mund të jetë pikë kthese. Unë mendoj se do të jetë një kampionat i luftuar deri javën e fundit. Shpresoj që Interi ta fitojë titullin”.

Nuk mund të mungonin disa fjalë edhe për Romën, ish-skuadrën e tij deri kësaj vere: “Mosha ime? Gjithmonë i kam dhënë përgjigjet në fushë. Nuk ka rëndësi nëse jeni i moshuar, ka rëndësi se çfarë mund të bëni në fushë. Unë ndihem mirë dhe nuk më pengojnë ata që thonë këto gjëra. I uroj fat Romës. Unë do ta mbështes në të gjitha ndeshjet e Serie A, përjashto ato kundër Interit”.

Related posts

JANË TË DETYRUAR TË LUAJNË 2 NDESHJE NË 48 ORË/ Liverpool gjen zgjidhjen e çuditshme, ja vendimi që merr

Delo.autor

“NUK DO DILJA NGA SHTËPIA PO TË KISHA NJË GRUA SI TË FIGOS”/ Portugezi “fal” Ronaldon pasi i ngacmoi Helenën (FOTO)

Delo.autor

PROBLEMET NË KOMBËTARE/ Reagon ashpër mesfushori Pogba: Tensionet e vetme që ekzistojnë janë në…

Delo.autor

Leave a Comment