Futboll La Liga Sport

REAL MADRID “TIKI-TAKA”/ Shikoni sa pasime bënë “madrilenët” ndaj Valencias

Reali i Madridit përqafoi një taktikë të re në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Valencias. Erdhi dita që madrilenët të luajnë tiki-taka dhe regjistrojnë ndeshjen më të mirë të sezonit të tyre sa i përket numrit të pasimeve.

Në Xheda, skuadra e Zinedin Zidanit regjistroi 798 tentativa pasimi, 739 prej të cilave rezultuan të sakta (92.6%). Ky është numri më i lartë i kombinimeve që “Los Blancos” kanë bërë gjatë një ndeshjeje që prej 870 pasimeve që tentuan më 1 shtator 2018, në fitoren 4-1 ndaj Leganesit, kur në stol ishte Hulen Lopetegi.

Që prej sezonit 2005-2006 kur “Opta” nisi të regjistrojë statistikat, madrilenët kanë regjistruar më shumë pasime gjatë 90 minutave sesa sfida me Valencian vetëm në gjashtë raste. Statistikat e ndeshjes treguan gjithashtu se Isko tentoi të jepte 102 pasime (96 prej të cilave të sakta), që është edhe numri më i lartë që mesfushori nga Malaga ka regjistruar deri tani në karrierën e tij.490

REKORDI SEZONAL – Statistikat e zotërimit të topit tregojnë gjithashtu se skuadra e Zidanit e dominoi kundërshtarin. Ata jo vetëm që regjistruan shifrën më të lartë të pasimeve këtë sezon, por e dominuan topin në masën 61.6% të kohës. Kjo është shifra e tyre e 11-të më e lartë e zotërimit të sferës gjatë 26 ndeshjeve të këtij sezoni. Në total, në Xheda kundër Valencias, Reali regjistroi statistikat më të mira të sezonit në kategoritë: tentativa pasimi (798), pasime të sakta (739), saktësia e pasimeve (92.6%), saktësia e pasimit në gjysmëfushën kundërshtare (91.2%) dhe numri i pasimeve të gabuara në gjysmëfushën rivale (vetëm 42).real-madrid-cruise-past-valencia-to-reac

Pas fazës së parë të La Ligas, Reali renditet në vend të dytë sa i përket zotërimit të topit (58.36%) dhe në numrin e pasimeve të tentuara (10.601). Të dyja këto kategori dominohen nga Barcelona, pavarësisht se rivalët e tyre i lënë katalanasit pas në saktësinë e pasimeve në 1/3-at e fushës kundërshtare, 79.5% krahasuar me 79.1% të blaugranëve.

Related posts

Merkato/ Barcelona kërkon të transferojë ‘yllin’ e Realit

Q.Autor

Maradona kurorëzon Ronaldon: Më i miri në histori pa dëmtimet

Isa.Autor

Vjen goli i parë edhe në ndeshjen Bournemouth – Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment