Boks Sport

“AI ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM”/ Usyk pranon: Ky është rivali im më i vështirë në peshën e rëndë

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk përgatitet që pranverën e këtij viti të zhvillojë duelin e tij të dytë në peshën e rëndë. Ish-kampioni i botës në peshën “cruiserweight” (pesha deri 94kg), u shpreh se në Divizionin e ri ai i trembet vetëm Tyson Fury. Usyk e konsideron britanikun si rivalin e tij më të fortë në peshën e rëndë.

Usyk, 17 fitore e asnjë humbje, tha: “Unë mendoj se ndaj Fury do të kem përballjen më të vështirë në peshën e rëndë. Ai është i paparashikueshëm, një boksieri 2 metra i gjatë. Ai është si unë, që nuk e kupton se çfarë ka në mendje gjatë një dueli”.

Boksieri ukrainas pritet të duelojë në prill të këtij viti ndaj Dereck Chisora, ndërkohë që është i mandatuar nga WBO për të dueluar për titullin kampion ndaj Anthony Joshua.

Related posts

KALON ME SUKSES TESTET ANTI-DOPING/ Reagon peshëngritësi Calja: Treguan pastërtinë dhe vërtetësinë e…

Delo.autor

SHKËLQU ME ATALANTËN/ Flet Gësens: Jam i fokusuar tek Gjermania, të ardhmen do ta vendos…

Delo.autor

“PËRPIQEM TË TREGOJ CILËSITË E MIA”/ Selahi flet për golin e parë: Çdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment