Futboll La Liga Sport

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Lajm i keq për Barcelonën, ‘ylli’ i skuadrës ka probleme me gjurin!

Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq pas humbjes së gjysmëfinales kundër Atletico Madridit me rezultatin 2-3 në Arabi. Sulmuesi kryesor, Luis Suarez, ka ndjerë sërish probleme me gjurin e tij dhe “Sport” bën me dije se nesër do të ketë vizitat mjekësore me doktorin Ramon Cugat.

Lojtari ka ndjerë sërish dhimbje në gjurin e tij të djathtë dhe po vuan prej disa javësh. Ai ka luajtur me probleme dhe ka vendosur të ndalet, pasi nuk e duron më një situatë të tillë.

Doktori do të vendosë nëse Suarez duhet të operohet apo do të vazhdojë me riaftësimin e tij pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Gjasat janë që uruguiani të detyrohet të ndalet.

Related posts

PO SHKËLQEN ME LAÇIN/ 4 ekipe të njohura duan sulmuesin Nuabueze, ja emrat

Delo.autor

Tomislav Erceg: Kaliniç dëshiron të qëndrojë te Milani

Sadik.Autor

Lazio largon Inter-in nga Champions me përmbysje

Sadik.Autor

Leave a Comment