Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Një shqiptar shënon “Golin e Dekadës” për klubin anglez (VIDEO)

Futbollisti shqiptar i Zvicrës Pajtim Kasami mori lajmin e gëzuar nga ish-skuadra e tij Fulhami.27-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet me Sionin në kampionatin zviceran u vlerësua për supergolin e shënuar ndaj Kristal Palasit në vitin 2014 në kampionatin anglez si “Goli i Dekadës së Kaluar të Fulhamit”. Gati 5 vite më parë, Kasami kontrolloi topin me gjoksin dhe shënoi fluturimthi ndaj Kristal Palasit.

Për këtë vlerësim, ai ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen për tifozët e Fulhamit dhe se e kupton sot shumë mirë rëndësinë e tij goli.

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar golin tim si ‘Golin më të bukur të Dekadës’. Kjo do të thotë shumë për mua. I vlerësoj po ashtu shumë mesazhet e bukura që kam marrë. Goli im erdhi në mënyrë instiktive, nuk e kam menduar shumë, kurse tani që kanë kaluar mëse 5 vite, e kam kuptuar se me të vërtetë ishte një nga golat më të bukur që i kam shënuar”, shprehet Kasami.

Related posts

Jo vetëm RONALDO/ Ja 10 nënshkrimet më të mëdha të Juventusit

Isa.Autor

FORMACIONET / Akti i fundit i fazës në grupe në Champions, njihuni me rreshtimet e skuadrave

Isa.Autor

Real, Zidane shpjegon zëvendësimin e Ronaldo në derbi

Sadik.Autor

Leave a Comment