Futboll Shqipëri Sport

“JAM I ZHGËNJYER NGA TIFOZËT”/ Ish-lojtari i Kombëtares tregon arsyen

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë zhvilluar ndeshjet e yjeve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë. E organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë të ardhurat nga biletat e stadiumit do të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti.

Por stadiumi nuk ishte mbushur në masën më të madhe dhe kjo ka zhgënjyer disi edhe vetë ish-lojtarët e Shqipërisë.

Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Adrian Aliaj ka shprehur emocionet e marra në stadiumin e ri.

“Kemi ardhur me qëllime të tjera, goli na ka gëzuar të gjithëve pa masë. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu dhe me rëndësi të ndihmojmë familjarët e prekur nga tërmeti.

Jam pak i zhgënjyer nga tifozët, pasi i prisja më shumë. Sigurisht që njerëzit kanë obligimet e tyre, por të ishte të paktën 70% të ishte i mbushur.

Gjithsesi të mos shohim anën negative, ne erdhëm të japim kontributin tonë.

Po kujtonim bashkë me shokët e tjerë momentet e udhëtimit në ndeshje dhe ato batutat tona.

Unë e paguajë atë biletën e udhëtimit vetëm për estradën që kemi pasur sot në mëngjes”, ka thënë Aliaj.

Related posts

SHQIPËRIA GJUNJËZON ISLANDËN NË ELBASAN/ Cikalleshi shënon golin e katërt

F.autor

THURAM NË GARË ME KOHËN/ Inter shpreson ta ketë francezin në ndeshjen ndaj Romës

F.autor

ZBULON TË ARDHMEN E CR7/ Ish-tekniku i Tottenham: Ronaldo do bëhet trajneri i Manchester United pas…

Delo.autor

Leave a Comment