Futboll Premier League Sport

TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Klopp me “artileri” të rëndë ndaj Mou (FORMACIONET ZYRTARE)

Tottenhami do të presë Liverpoolin në një ndeshje që premton shumë emocione. Takimi do të nisë në orën 18:30, ndërsa trajneri Jose Mourinho dhe tekniku Jurgen Klopp kanë bërë të ditur formacionet titullare.

Mungesa e madhe për “Spursat” është kapiteni Harry Kane. Ky i fundit do të mungojë gjatë, pasi pritet të operohet. Rikthimi i rëndësishëm për formacionin e Mourinhos është Son. Sulmuesi rikthehet pas pezullimit të tij nga Premier League.

Klopp nuk ka ndyrshuar thuajse asgjë. Mbrojtja mbetet e njëjta, sulmi i paprekshëm me Mane, Salah, Firmino, ndërsa në mesfushë ka vend për Chamberlain. Ai luan si titullar për herë të parë që pas dëmtimit.

Formacionet

Tottenham: Gazzaniga, Aurier, Tanganga, Alderweireld, Sanchez, Rose, Winks, Eriksen, Dele, Lucas, Son.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Firmino.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ GOLI I RRALLË shënohet në Angli, topi “SHKATËRRON” portën (VIDEO)

Isa.Autor

PAQUETA-DAY/ Porosia e MALDINIT, befasia e stafit mjekësor dhe ngjashmëria me KAKAN në…(FOTO)

Isa.Autor

KËRKON TË BËJË GODITJE TË DYFISHTË/ Dortmund i ofron “Zonjës së Vjetër” 30 milionë euro për dy lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment