Albanian Stars Sport Të tjera

Wellens fiton etapën e parë në Siçili, garë zhgënjyese për Eugert Zhupën

Pas 3 etapash në Izrael dhe një dite pushim (rruga me avion), ka rinisur sot Xhiro e Italisë me etapën e katërt të saj, e para në rrugët e Italisë, nga Katania në Caltagirone, 202km e gjatë. Një etapë më së shumti fushore, me disa malore të vogla, por që s’ndikuan shumë në garë, pasi ashtu sikurse pritej, çiklistët mbërritën së bashku në finish. Fitues i kësaj etapë doli çiklisti belg Tim Wellens, që dha kohën 5h17’34”, duke fituar në metrat e fundit duelin e shpejtësisë me kanadezin Michael Woods (i dyti) dhe italianin Enrico Bataglin (i treti).

Edhe pse pati disa shkëputje të vogla gjatë etapës, ato nuk influencuan shumë, pasi grupi i mad hi çiklistëve arrinte gjithnjë t’i neutralizonte ato. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Xhiros së Italisë, që zhvillon edicionin e 101-të të saj, në krye ndodhet australianin Rohan Dennis, që mban edhe fanellën rozë të liderit. Australiani ka vetëm një sekondë avantazh ndaj holandezit Tom Dumolin (i dyti dhe kampion në fuqi i Xhiros), ndërsa i treti, me 17 sekonda vonesë, ndodhet britaniku Philip Yates.

Ende çiklistët pretendente nuk kanë nisur të shpalosin strategjitë e tyre, duke pritur maloret e para për të nisur shkëputjen. Për sa i përket çiklistët të vetëm shqiptar në këtë turne, Eugert Zhupa, paraqitja e tij sot nuk ka qenë shumë e mirë, ashtu sikurse edhe skuadra e tij Wilier Triestina-Selle Italia. Zhupa u rendit në vendin e 165-të, duke lënë vetëm 9 çiklistë nga pas dhe mbërriti në finish pas 16’11” nga fituesi. Në renditjen e përgjithshme, Eugert Zhupa humbet shumë terren, duke zbritur në vendin e 168-të, me 17’51” më shumë se lideri i Xhiros.

Related posts

Dita Ndërkombëtare e Futbollit dhe Miqësisë, festohet edhe në Tiranë

Sadik.Autor

Gazetari serb tentoi t’i marr në intervistë, por ja si u përgjigjen Xhaka e Shaqiri

Isa.Autor

THYEN MASAT ANTI-COVID/ Lojtari i Premier League fut në telashe veten dhe berberin pas një poze (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment