Futboll Kategoria Superiore Sport

TRANSFERIMET E JANARIT/ Lëvizjet e merkatos në Superiore, dominojnë largimet

Superiorja rikthehet më 22 janar, ndërkohë që klubet kanë lëvizur për të bërë përforcime të rëndësishme që të realizojnë objektivat sezonalë.

Përgjithësisht ka pasur lëvizje në dalje, ku spikasin klube si Laçi, Flamurtari dhe Vllaznia.

Ka edhe klube që akoma nuk kanë bërë asnjë afrim, por ende po punojnë që të marrin lojtarët e duhur.

Alternativat janë të pakta dhe disa lojtarë kanë zgjedhur të mos mbeten në Superiore, siç ka ndodhur me Gashin, Dakun, Otto John dhe Nikac, të cilët janë transferuar në Kosovë.

Celis, i larguar nga Bylisi, do të luajë në Kili me San Marcos de Arica, kurse Fjoralb Deliaj do të provojë një eksperiencë të re me Strugën në Maqedoninë e Veriut. Më poshtë lëvizjet e deritanishme në Kategorinë Superiore.

TABELA E TRANSFERIMEVE TË JANARIT

KUKËSI / Afrime: – ; Largime: Tome Kitanovksi, Oumar Camara (Besëlidhja – rikthim nga huazimi), Mirlind Daku (Ballkani)

BYLISI / Afrime: – ; Largime: Diego Celis (San Marcos de Arica), Michel Mbiobe, Fredrick Opoku

TIRANA / Afrime: Mario Morina; Largime: Dorian Kërçiku (Partizani), Eni Imami (Skënderbeu);

PARTIZANI / Afrime: Dorian Kërçiku (Tirana) ; Largime: Jasir Asani (AIK) ;

TEUTA / Afrime: Idelino Colubali (Linkoln), Ildi Gruda (Shënkolli) ; Largime: Darko Nikac (Gjilani), Roni Gashi (Ballkani), Orian Xhemalaj (Erzeni – huazim);

LAÇI / Afrime: Irlian Ceka (Apolonia – rikthim nga huazimi); Largime: Ersil Ymeri, Damian Gjini (AS Rodos), Stenio Dutra, Elvi Berisha, Aleksandros Zaimaj, Renato Spahiu, Flosard Malçi;

VLLAZNIA / Afrime: Mevlan Adili (Shkupi), Simeon Hristov (Borec)- ; Largime: – Belajdi Pusi, Maranhao, Aleksandar Ristevski, Sinho, Samet Ruqi;

SKËNDERBEU / Afrime: Eni Imami (Tirana) – ; Largime: Almir Ajzeraj, Otto John (Prishtina) ;

LUFTËTARI / Afrime: Rimal Haxhiu (Iliria)- ; Largime: – Cerezo Hilgen, Andi Renja, Angelo Vyent

FLAMURTARI / Afrime: Bruno Lipi (Diagoras Vrachneikon), Welder Costa (Guarany) ; Largime: – Lirim Mema, Bajram Nebihu, Semir Bajrakatrevic, Ansi Nika, Valto Zeqaj, Fjoralb Deliaj (Struga)

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid fiton duelin me Barcelonën, siguron deri në 2026 super yllin…

Delo.autor

UDHËTOI DREJT BELGJIKËS/ Stafi mjekësor vlerëson dëmtimin e Hazard, ja kur do të debutojë

Delo.autor

LARGIMI I HAKIMI I PASHMANGSHËM/ Skriniar pritet me valixhe në duar, Interi “piketon” dy italianë. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment