Futboll Kosova Sport

RASHICA NUK U NDAHET GOLAVE/ Ylli i Kosovës ka dhe fatin me vete (VIDEO)

Milot Rashica shfaqi sërish më të mirën nga vetja duke shënuar në testit miqësor mes dy skuadrave gjermane Verder Bremenit dhe Hanoverit.

Skuadra e yllit të Kosovës fitoi bindshëm 3-1 falë dopietës së amerikanit Xhoshua Sarxhent.

23-vjeçari shënoi nga jashtë zonës duke u ndihmuar edhe nga portieri kundërshtar që nuk arriti ta kontrollonte si duhet topin e ardhur në drejtim të portës.

Në dy sezonet e fundit, Rashica ka shënuar rezultate perfekte në aspektin individual duke realizuar 16 gola në 39 ndeshje. Shumë zëra në merkaton europiane e lidhin të ardhmen e Rashicës jashtë Gjermanisë.

Related posts

Ekipet e Manchester nisin garën për mbrojtësin e Barcelonës

Q.Autor

“BOMBË” NGA CR7 DHE GEORGINA/ Zbulohet kur çifti është martuar në fshehtësi hermetike (FOTO)

Delo.autor

2 JAVË STËRVITJE PËR TË NISUR KAMPIONATIN/ Trajneri i Tiranës vë alarmin: Do të jetë masakër

Delo.autor

Leave a Comment