Futboll Kosova Sport

RASHICA NUK U NDAHET GOLAVE/ Ylli i Kosovës ka dhe fatin me vete (VIDEO)

Milot Rashica shfaqi sërish më të mirën nga vetja duke shënuar në testit miqësor mes dy skuadrave gjermane Verder Bremenit dhe Hanoverit.

Skuadra e yllit të Kosovës fitoi bindshëm 3-1 falë dopietës së amerikanit Xhoshua Sarxhent.

23-vjeçari shënoi nga jashtë zonës duke u ndihmuar edhe nga portieri kundërshtar që nuk arriti ta kontrollonte si duhet topin e ardhur në drejtim të portës.

Në dy sezonet e fundit, Rashica ka shënuar rezultate perfekte në aspektin individual duke realizuar 16 gola në 39 ndeshje. Shumë zëra në merkaton europiane e lidhin të ardhmen e Rashicës jashtë Gjermanisë.

Related posts

ELSEID HYSAJ MERR VENDIMIN/ Largohet nga Napoli në fund të sezonit, ja klubi i ri

Delo.autor

Arrihet marrëveshja/ Felipe Anderson tek skuadra e madhe angleze për 40 mln euro

Isa.Autor

PAS VERËS SË TRAZUAR/ Barcelona “blindon” të ardhmen me 400 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment