Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan ngërçi Kessie-Politano, ja kushti për largimin e Piatek

Teksa përgatitet t’i japë lamtumirën edhe Pepe Reina (huazim te Aston Villa deri në fund të sezonit) dhe pasi Atalanta ka zyrtarizuar huazimin për 18 muaj me të drejtë blerje të Mattia Caldara, Milani ka mbyllur për Simon Kjaer dhe Asmir Begovic në portë, por merkato vazhdon.

Sipas Gianluca di Marzio në “Sky Sport”, kuqezinjtë vazhdojnë të negociojnë Mattia Politanon e Interit, por nuk dëshirojnë të përfshijnë në marrëveshje me Interin Franck Kessie. Sa i përket Piatek (në stol pas ardhjes së Ibrahimovic), Milani pranon vetëm oferta 28-30 milionë euro dhe huazim me detyrim blerje ose shitje përfundimtare që në janar. Huazimi me të drejtë blerje nuk merret parasysh.

Related posts

“ÇMENDURI”/ Ronaldo thyen çdo rekord, Forbes tregon fitimet marramendëse të portugezit

Delo.autor

Dita kur RONALDO FENOMENI turpëroi PEP dhe MOU…përpara se të ndërhynte…(VIDEO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Humbja ndaj Tiranës, trajneri i Kastriotit: Do kërkoj dorëheqjen

Isa.Autor

Leave a Comment