Futboll Gossip Sport

HEDH POSHTË OFETAT E KLUBEVE “BIG”/ Wanda Nara zbulon ekipin e Icardit për sezonin e ri

Wanda Nara ka mohuar bisedimet me Juventusin.

Bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, ka këmbëngulur se sulmuesi argjentinas ka hedhur poshtë oferta që askush në botë nuk do t’i refuzonte vetëm e vetëm për të qëndruar tek Interi.

“Për mendimin tim, Mauro do të qëndrojë tek Interi. Ai mendon se ende nuk ka përfunduar bashkëpunimi me klubin zikaltër. Gjithmonë ka mbajtur qëndrim koherent dhe ka refuzuar shumë oferta të klubeve të mëdha. Unë kam bërë punën time si menaxhere, duke folur me skuadra të ndryshme, po vendimin përfundimtar e merr gjithmonë ai.”, tha ajo gjatë emisionit sportiv Tiki Taka.

Mediat në Itali vijojnë të shkruajnë se në ditët e fundit të merkatos mund të ndërhyjë Juventusi e Icardi të transferohet në Torino.

“Nuk e di…” Conte? “Është trajner i madh, një ndër më të mirët, por po bën atë që i thotë klubi. Ndoshta do të vendosë që ta aktivizojë e ndoshta jo. Unë nuk pres asgjë, është zgjedhje e shoqërisë që i jep pagën Icardit.”, vijoi Wanda.

Pasi mohoi fjalët e Cassanos, se ndoshta Mauro po pret Juven, Wanda dha një mesazh enigmatik:

“Ndoshta dikush i ka dhënë të qëndrojë. Cili? Ndoshta ai që drejton”, përfundoi ajo.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus do yllin meksikan, kërkesa është 100 milionë euro

Delo.autor

“E DËRGOVA NË…”/ Gjesti heroik i futbollistit shqiptar, shpëton fëmijën që po mbytej

Delo.autor

Lopetegui e nis me fitore/ Carvajal dhe Bale i japin fitoren në DERBI Real Madridit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment