Futboll Seria A Sport

RRAHMANI PROTAGONIST/ Verona përmbys Genoan për 10 minuta (VIDEO)

Verona ka përmbysur shifrat ndaj Genoas në shtëpi, teksa brenda 10 minutave ka shënuar dy herë me anë të Verres dhe Zaccagnit. Pikërisht në golin e dytë, protagonisti kryesor ishte Amir Rrahmani, i cili doli nga mbrojtja, duke udhëhequr sulmin e ekipit të tij.

Për fat të keq, goditja e ish-mbrojtësit të Partizanit u ndal nga portieri, por aty përfitoi Zaccagni, i cili shënoi, duke çmendur në festë tifozët. Vlen për t’u përmendur që pasditen e sotme, në “Bentegodi” ka skautë nga shumë klube të mëdha evropiane, të cilat po vëzhgojnë dyshen shqiptare, Rrahmani-Kumbulla, por edhe mesfushorin Amrabat.

Related posts

Fitore me “manita”/ Kamza “çmonton” Shkëndijen e Tetovës, shkëlqen SADIKU (FOTO)

Isa.Autor

SFIDON KORONAVIRUSIN/ Ramos: Jam i uritur, dua ta përfundoj sezonin me një titull

Delo.autor

Heynckes zbulon “armën” sekrete, tregon se mund ta mposhtë Real-in me 1 lojtar

Sadik.Autor

Leave a Comment