Futboll Seria A Sport

“SUSO MUND TË LARGOHET”/ Ish-mesfushori i Milanit: “Kuqezinjtë” nuk e kërkojnë kot Politanon…

Masimo Ambrozini e konsideron të përfunduar aventurën e Susos te Milani. Spanjolli përflitet për një shkëmbim kokë më kokë me Ynder të Romës, por më shumë sesa kjo rokadë, ish-mesfushorin nuk e bind dëshira e krerëve kuqezinj për të synuar Mateo Politanon e Interit.

ambrosini

“Politano ka aftësi të mëdha dhe aktualisht mund të bëjë më shumë për Milanin krahasuar me atë që po jep Suso. Vjet ai ishte një nga lojtarët më pozitivë të Interit.

suso

Me zikaltrit tregoi se di ta përballojë presionin e një fanelle me peshë dhe tashmë di t’i menaxhojë më mirë emocionet. Vullneti i Milanit për të synuar Politanon më duket i lidhur me dëshirën për të shituar Suson”, tha Ambrozini për “Sky”.

politano-13-e1569445601224

Related posts

Mashtrimi i dekadës gjen si protagonist yllin e Kombëtares shqiptare

Sadik.Autor

U SHPALL KAMPION EUROPE ME LIVERPOOL/ Xherdan Shaqiri në historinë e futbollit

Delo.autor

Shkruhet historia, për herë të parë një trajner europian në stolin e NBA-së

Sadik.Autor

Leave a Comment