Futboll Premier League Sport

FITORJA E THELLË NDAJ ATON VILLAS/ Guardiola: Aguero? Ai është një legjendë!

Pep guardiola i ka thurur elozhe Sergio Aguero-s pas tripletës së argjentinasit në fitoren e thellë ndaj Aston Villa-s.

“Ishte një paraqitje e mirë. kontrolluam tranzicionin dhe pasimet ishin të mira. Ishte një rezultat i madh.

Aguero? Ai është një legjendë. Thierry Henry është një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur në këtë kampionat, por ai do të jetë krenar që Sergio është lojtari që i ka thyer rekordin.

Të shënon kaq shumë gola në kaq shumë vite do të thotë se ke punuar shumë. Ai ka qenë konstant dhe jemi shumë krenarë për të. E kam thënë edhe herë të tjera, ai do të vdesë duke shënuar gola.

Kemi humbur shumë pikë në fillim të sezonit. Mbase nuk kemi qenë shumë të fokusuar, por edhe në ndeshjet që humbëm kemi krijuar shanse. Do të mundohemi të ruajmë vendin e dytë në renditje.”

Related posts

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Dinamo pretendoi për një penallti, por shikoni golin e rregullt që iu anulua Vorës (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Hysaj drejt kalimit në kampionatin turk, ja skuadra që kërkon mbrojtësin shqiptar…

Delo.autor

REAL MADRID-GRANADA/ Zidane i beson treshes së sulmit Rodrygo, Benzema dhe Lucas (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment