Të tjera

Mayweather provokon sërish McGregor: Unë vrasës, t’i një ku*vë

Një sfidë e dytë mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, këtë herë në kafaz, është një lajm që e presin të gjithë dhe që dita-ditës dhuron surpriza nga deklaratat e dy protagonistëve. Më i fundit është mesazhi i publikuar sot nga kampioni i pamposhtur i boksit Floyd Mayweather, që pa nxjerrë një foto mjaft provokuese në adresë të rivalit irlandez në faqen e tij zyrtare “Twitter”.

Në këtë foto duket McGregor i gjakosur gjatë duelit në ring me me Mayweather, por diçitura poshtë saj është vërtet provokuese. “Një vrasës i çertifikuar dhe një kurvë e çertifikuar”, shkruar boksieri amerikan, që nuk ka asnjë humbje në karrierë dhe mban rekordin e 50 fitoreve. Kohët e fundit, Mayweather ka postuar dy video duke u stërvitur në kafaz, duke lënë të mendosh se mund të debutojë në këtë sport të ri dhe provokuar disa herë McGregor.

 Një deklaratë që ndez edhe më shumë gjakrat për një përballje të dytë mes dy sportistëve, që janë gati të duelojnë sërish për të fituara miliona dollarë, ashtu si në sfidën e 26 gushtit. Presidenti i UFC-së, Dana White ka konfirmuar ofertën marramendëse që i ka bërë kampionit amerikan të boksit, por nuk dihet nëse ai do të pranojë apo jo. Të dy sportistët nuk kanë dueluar më që nga sfida mes tyre.

Related posts

“KNOCKOUT” NË RAUNDIN E FUNDIT/ Joshua vjen me një vlerësim interesant për rrëzimin e Furyt… (VIDEO)

Isa.Autor

SPORTISTI MË I PËRFOLUR I MOMENTIT/ Khabib ka një mik shqiptar, zbulohet se kush është ai

Isa.Autor

Ten Brinke dhe Toby Price triumfojnë në etapën e 11-të të Rally Dakar

Q.Autor

Leave a Comment