Futboll

Futbollisti që u ndëshkua me karton të kuq, kthehet në fushë me pushkë në dorë!!!

Ka protestë dhe protestë, ka reagim dhe reagim! Ato të paramenduara janë edhe më shumë shqetësuese, por që një karton i kuq të vinte në rrezik jetën e një gjyqtari nuk kishte ndodhur kurrë. Kjo është ajo që kanë parë tifozët e ndeshjes në Saint Eloi-Baroc, gjatë një ndeshje të një turneu për amatorë në Francë. Gjashtë pjesës së dytë gjyqtari vendosi të nxjerrë nga fusha me karton të kuq Axel, futbollisti, pjesë e ekipit vendas, i cili u ndëshkua për një faull shumë të rëndë. Në pamje të parë gjithçka ishte “ok”, sepse futbollisti i largua nga fusha pa protestuar, por kjo ndodhi vetëm sepse kishte një plan në kokë…

Alex u rikthye në fushë, këtë herë i armatosur! Ai mbante në dorë një pushkë të cilën e vuri në kokën e Slimane, kundërshtari me të cilin ishte përplasur. Menjëherë ndërhyri policia e pranishme në fushë, e cila arrestoi futbollistin. Ishte një pushkë false? Me plumba manovër? Asnjëra nga këto sepse u zbulua që pushka ishte reale dhe e mbushur. Alex u denoncua nga Slimane dhe që tani është dënuar me 4 muaj heqje lirie, në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës. U dënua me 3 muaj heqje lirie edhe Daspo, i vëllai i Hanry Alex, magazinieri i klubit me një precedent penal, ai që dha armën, e cila mund të kishte shkaktuar një tragjedi që fatmirësisht u shmang.

Related posts

NAINGGOLAN TRONDIT INTERIN/ Lojtari e tepron, fotot në club shkaktojnë TËRMET

Isa.Autor

LAJME TË KËQIJA PËR MILAN-IN/ Ibrahimovic mbyll sezonin. Ja çfarë pritet të ndodhë me Europianin…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ 30 milionë euro plus 5 si bonus, gjigantët e Premier duan yllin e Juventus

Delo.autor

Leave a Comment