Futboll Seria A Sport

DJEMTË E INZAGHIT NË SUPERFORMË/ Lazio “shkatërron” ekipin modest dhe kalon në kupë

Lazio ka kaluar pa vështirësi ndeshjen kundër Cremoneses, pasi ka fituar me rezultatin 4-0. Ekipi lacial fitoi ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë. Kryeqytetasit pretendojnë të ecin larg në Kupë, ashtu siç e kanë krijuar si traditë në vitet e fundit.

Ndeshja nuk u vu në diskutim, pasi u zhbllokua që në minutën e 10′ me Patric, ndërsa Parolo dyfishoi rezultatin në pjesën e parë në minutën e 26′. 45 minutat e para u mbyllën me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë nuk mungoi Immobile. Sulmuesi luajti si titullar dhe arriti të dërgonte topin në rrjetë me penallti në minutën e 58′. Goli i fundit u shënua nga Bastos, ky i fundit çoi topin në minutën e 89′ për 4-0. Valon Berisha luajti si titullar për 90 minuta në fushën e lojës.

Related posts

Pas eliminimit nga Champions, PSG nuk ndalet në merkato. Gati një tjetër blerje

Q.Autor

DISFATA NDAJ MILAN/ Sarri: Atalanta është si të shkosh te denisti, e ka thënë mirë Guardiola!

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË NË SERIE A/ Reja gjen shpëtim me “tre muskutierët”, ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment