Futboll Shqipëri Sport

CEREMONIA PËR ARBITRIN DHE ARBITREN MË TË MIRË PËR 2019/ Duka: Aleati i vetëm është…

Ditën e sotme është bërë ceremonia për ndarjen e çmimeve, për arbitrin dhe arbitren më të mirë të vitit që lamë pas.

Gjithashtu u bë edhe dorëzimi i stemave të FIFA-s, për vitin aktual. Në ceremoninë e organizuar ditën e sotme, i pranishëm ka qenë edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

Ky i fundit ka mbajtur edhe një fjalim ku iu ka bërë me dije arbitrave, se aleati i tyre duhet të jetë vetëm loja, pasi në të kundërt do të jenë në rrugë. “Ju falenderoj të gjithëve për kontributin e dhënë në vitin 2019, një kontribut shumë i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Siç është zhvilluar futbolli dhe arbitrimi ka bërë hapa pozitiv përpara. Ajo që ne i kemi kërkuar Shoqatës dhe Komitetit është që të organizohemi dhe të kemi më shumë arbitra, aktivizimi sa më korrekt, vëzhgimi i tyre, për tu kthyer në një skuadër të madhe. Kolegjiumet mund të ndihmojnë arbitrat e rinj për të performuar më mirë.

E rëndësishme është që arbitri të bëj atë që mendon dhe di, për aq sa ke mësuar dhe je përgatitur, duke e mbrojtur si vendimin tënd sepse faktikisht është një vendim arbitrar dhe të jesh i bindur që të mos cënosh rezultatin e askujt, duke mos menduar jashtë loje. Më besoni që kam goxha eksperiencë në futboll, edhe se vetë nuk kam luajtur futboll. I vetmi aleat që mund të keni gjatë të gjithë karrierës tuaj është vetë loja. DUKAA

Të gjithë aleatët e tjerë do t’ju lejnë. Nëse e keni pasion këtë profesion, nëse e doni këtë profesion aleat keni lojën. Nëse mendoni se duhet ta mbaj mirë me dikë, ti shërbej këtij apo atij, apo të bëni ndonjë favor ekonomik, do ngeleni në rrugë. Shikojeni me eksperiencën dhe do të vërtetoni këtë që them unë.”, u shpreh Duka.

Gjyqtari më i mirë i vitit: Kridens Meta.

Asistenti më i mirë: Ridiger Cokaj

Gjyqtarja më e mirë e sezonit: Mirela Cemeri

Asistentja më e mirë: Koleta Prenga

Arbitri më i mirë i prespektivës: Rixhers Muskaj

Related posts

SHKARKIMI DO T’U KUSHTONTE “DJAJVE TË KUQ” ME NJË GJOBË/ Ronaldo kundër Solskjaerit, por e merr në mbrojtje

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kamza: Hasani i kthen “borxhin”, Ngo përmbys shifrat me kokë. Tirana në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

GAFA E PORTIERIT QË E BËRI “VIRALE”/ Në SHBA shënohet “autogoli i shekullit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment