Futboll Sport

SHIFRA TË FRIKSHME/ Zidane fiton 1 kupë në 19 ndeshje

Zinedine Zidane fitoi trofeun e tij të dhjetë në karrierën si trajner.

Numri një i Realit të Madridit tregoi edhe një herë tjetër se në ndeshjet e rëndësishme nuk zhgënjen kurrë.

Tani janë 9 finale të fituara dhe 10 trofe, duke përfshirë këtu edhe një titull në kampionatin spanjoll.

Shifra të frikshme për 47-vjeçarin, i cili ka drejtuar ekipin madrilen në 187 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Kjo do të thotë se francezi mesatarisht fiton 1 titull në çdo 19 ndeshje.

Ecuria e tij ka qenë e jashtëzakonshme dhe trajneri që ka fituar më shumë tituj i Realit, Migel Munjoz, është vetëm 4 kupa larg.

Por, Munjozit iu deshën 10 vite për të fituar 10 titujt e parë, ndërsa Zidanit gjysma e tij.

Related posts

Deklaratat e OZILIT/ KROOS e godet keq me fjalët e tij për RACIZMIN GJERMAN

Isa.Autor

“HARRON” ROMËN/ Marash Kumbulla: Mendoj vetëm për Kombëtaren dhe Espanyolin

F.autor

Bayern e pret kampionin në super gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, formacionet e mundshme

Sadik.Autor

Leave a Comment