Futboll Seria A

Luajti në një pozicion të ri, trajneri i Crotones jep vlerësimin për Ajetin

Arlidn Ajeti ishte protagonist ditën e djeshme me skuadrën e Crotones, teksa mori një pikë përballë Atalantës së Berishës, gjithashtu edhe duke asistuar tek goli.

Përveç asistit, ra në sy edhe pozicionimi para linjës së mbrojtjes. Trajneri Zenga e aktivizoi si mesfushor me tipare mbrojtëse, por edhe për të ndihmuar në krijimin e aksioneve të reja.

Duke parë performancën e mirë të shqiptarit, nuk munguan as lavdërimet pas ndeshjes.

“Gjatë javës ne kërkojmë zgjidhje alternative dhe pozicioni i Ajetit ishte ndër gjërat që kemi provuar. Ai u tregua i gatshëm për të luajtur, për të provuar gjëra të reja dhe gjithashtu asistoi në gol”, deklaroi Zenga.

Related posts

Milani shfaq interes për Marcelon e…

Sadik.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Roma synon të “rrëmbejë” mbrojtësin tjetër të Serie A…

Delo.autor

Atletico Madrid rinovon kontratën me mbrojtësin spanjollë

Sadik.Autor

Leave a Comment