Futboll La Liga

Deportivo-Betis, në Spanjë luhet për mbijetesë dhe për Europën

Deportivo La Coruna-Betis do të jetë ndeshja që do të mbyllë javën e 23-të të kampionatit spanjoll. Vendasit, që mbajnë vendin e parafundit në klasifikim, janë në kërkim të pikëve për të dalë nga zona e rënies nga kategoria, ndërsa një fitore për Betis do të mbante gjallë ëndrrën e tyre për një kualifikim në Euopa League. Shtatë ndeshjet e fundit kanë qenë një makth për Deportivo-n, që ka arritur të marrë vetëm dy pikë nga 21 të mundshmet.

Për më tepër, La Coruna ka arritur të shënojë vetëm shtatë gola në nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit. Vetëm Adrian Lopez (3) dhe Florin Andone (4) kanë qenë në gjendje të gjejnë rrugën e rrjetës në këto takime. Ndërkohë, Betis ka besim se mund të sigurojë një vend në zonën europiane dhe aktualisht janë vetëm gjashtë pikë larg nga Sevilla e vendit të gjashtë, pozicioni i fundit që garanton kualifikimin në fazën para-eliminatore të Europa League.

Për sa i takon përballjeve direkt, Deportivo nuk ka arritur të marrë asnjë fitore në katër ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në shtëpi kundër Betis. Hera e fundit që ata kanë mundur betis në kampionat ka qenë në sezonin 2015/16.

 

Related posts

TAKUAN LOJTARIN E INFEKTUAR ME COVID-19/ Federata Angleze merr vendimin për dy yjet e “3 Luanëve”, ja emrat…

Delo.autor

PËRVEÇ TALENTIT NË FUTBOLL/ Hazard imiton Sterling, pamja bëhet virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMET BRENDA KLUBIT/ Fabregas vazhdon të jetë në radarin e Milanit

Isa.Autor

Leave a Comment