Formula 1 Të tjera

Marchionne ultimatum Ferrarit: Dua një makinë përbindësh

Presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne, ka kërkuar nga inxinierët e makinës italiane që të nxjerrin në pistë në testet e para dimërore që nisin më 26 shkurt një makinë përbindësh, ndërkohë që prezantimi i “kokëkuqes” do të bëhet më 22 shkurt. “Kam qenë në Maranello ditët e fundit dhe pashë që po punohet fort. Nuk dua shpërqendrim në këtë periudhë, pasi dua një makinë që të jetë përbindësh dhe jo një dështim tjetër në Formula 1. Kemi kohë që presim një makinë të fortë, të shpejtë dhe fituese, por për këtë duhet të presim ende edhe disa ditë”, tha Marchionne.

Sezonin e kaluar, Ferrari e nisi mirë kampionatin, duke dominuar me Sebastian Vettel deri në fillim të shtatorit, por dështoi atëherë kur duhej të bënte diferencën. “Nuk duhet të përsërisim gabimet e së shkuarës, përkundrazi të mësojmë prej tyre, të jemi cinikë në pistë dhe përfitojmë nga dobësitë e rivalëve. Duhet të ushtrojmë presion që në start, në mënyrë që t’u rikthejmë buzëqeshjen tifozëve tanë, që kanë një dekadë që na presin”, deklaroi më tej Sergio Marchionne, presidenti i “kokëkuqes”, që edhe këtë sezon do të pilotohet nga Vettel dhe Raikkonen.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE NË “MOTO GP”/ Quartararo: Kam dy ditë që festoj titullin, do të vazhdojmë deri në fund të sezonit

Delo.autor

Parandalohet një sulm “vrasës” në maratonën e Berlinit

Sadik.Autor

ÇUDITË NË “TOKIO 2020″/ Nga basketbollistët që pinë “Vodka”, tek shteti me 63 mijë banorë që fitoi medalje ari

Delo.autor

Leave a Comment