Futboll Sport

BUZËQESH NAPOLI/ De Laurentiis i sjell Gattusos “SOZINË” e tij

Napoli po mundohet që në merkaton e janarit të firmos me disa futbollistë cilësor për të përballuar pjesën e dytë të sezonit.

Pas Diego Demme, drejtuesit e klubit italian i kanë bërë një tjetër dhuratë në merkaton e janarit trajnerit Gennaro Gattuso, pasi kanë arritur të transferojnë edhe mesfushorin sllovak Stanislav Lobotka. Zyrtarizimi erdhi pasditen e sotme nga presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentiis, që i uroi mirëseardhjen mesfushorit, ndërsa edhe vetë Lobotka postoi një foto ku shkruante: Në Napolin e Marek Hamsik.

Transferimi i Lobotkës i ka kushtuar Napolit 20 milionë euro dhe 2-3 të tjera që do t’ia paguajë Celta Vigos në formë bonusi, ndërsa mesfushori ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e 2024-ës me pagë 2 milionë euro në sezon.

Labotka është një mesfushor impulsiv që ngjason me aftësitë e Gennaro Gattusos kur luante për Milanin.

Related posts

FORMACIONET E MUNDSHME/ Java e 12-të e Serisë A, ja si do të luajnë të mëdhatë

Isa.Autor

Aida Garifullina/ Ish-bashkëshortja e tenistit rus këndon në Botëror (FOTO)

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Levandovski mund të firmosë me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment