Futboll Sport

PAS SKENAVE NË NDESHJEN RIVER PLATE – BOCA JR/ ​Presidenti i Argjentinës krijon ligj kundër dhunës në futboll

Dhuna e shfaqur më 24 nëntor, në prag të ndeshjes mes River Plate dhe Boca Juniors, e vlefshme për finalen e Kupës Libertadores, ishte lajmi kryesor në të gjitha mediat sportive dhe jo vetëm.

Tifozët e “milionerëve” të River Plate sulmuan autobusin e rivalëve të përjetshëm të Boca Juniors, duke plagosur 4 prej futbollistëve të saj, e duke bërë që ndeshja e dytë finale të shtyhet dy herë, për t’u zhvilluar tashmë më 9 dhjetor në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Këto ngjarje shtynë presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri të bëjë të ditur se shumë shpejt do të krijohet një ligj kundër dhunës në futboll.

 “Pas ngjarjes së shëmtuar të 10 ditëve më parë do të përgatisim një ligj të ri, që t’i japë fund njëherë e mirë dhunës në futboll”, deklaroi kreu i shtetit argjentinas në një konferencë për shtyp, që në thelb ishte për bilancin e mbledhjes së vendeve të G20-s, duke bërë edhe një apel për një reflektim të thellë rreth këtij skandali në futbollin argjentinas.

Vlen të kujtohet se ndeshja e parë e finales së Kupës Libertadores, e zhvilluar në “La Bombonera” mes Boca Juniors e River Plate u mbyll 2-2.

Por, ky rezultat nuk do të ketë efekt në ndeshjen e dytë, pasi këtu goli në fushë kundërshtare nuk vlen, e gjithçka do të nisë nga 0-0. Nëse sfida mbyllet në barazim, atëherë skuadrat do t’iu drejtohen kohëve shtesë, e nëse do të jetë e nevojshme, edhe serisë së gjuajtjeve të 11-metërshave.

Related posts

ZGJEDH MË TË MIRIN E ITALISË/ Ish-mesfushori i Juventus: Lojtari më i rëndësishëm për këtë kombëtare është…

Delo.autor

REALI DHE BARÇA NUK JANË ASGJË/ Skuadra franceze shënon 95 gola në 3 ndeshje dhe më pas TËRHIQET sepse…

Isa.Autor

Luan saktë me këmbë/ Thomas Strakosha, portieri modern i Lazios

Q.Autor

Leave a Comment