Sport Tennis

SHPRESË NË AUSTRALI/ Pas tymit të zjarreve rikthehet shiu dhe… tenisi

Pas kaosit të fillimit të javës dhe pezullimit të ndeshjeve eliminatore të Australian Open në Melburn është rikthyer normaliteti dhe kanë rinisur ndeshjet. Shiu që ra gjatë pasdites së djeshme u ka dhënë një ndihmë organizatorëve, duke larguar tymin e krijuar nga zjarret dhe tani cilësia e ajrit në Melburn është e pranueshme.

Organizatorët bëjnë me dije se gjatë ditëve në vijim situata do të jetë normale dhe temperaturat do të jenë rreth 18-20 gradë. Madje pritet të ketë reshje shiu edhe në fundjavë, duke e bërë edhe më të pranueshme situatën për zhvillimin e ndeshjeve të raundit të parë, më 20 janar. Gjithsesi, janë ende mjaft ndeshje eliminatore pa u luajtur dhe pritet që deri të shtunën të jenë përcaktuar të gjithë tenistët që do të luajnë në raundin e parë.

Related posts

ËSHTË TALENTI I SALZBURGUT/ Surpriza e Champions zbulon arsyen pse refuzoi Juventus

Delo.autor

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Mjaftojnë 5 minuta për “hakmarrjen” e vendasve, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Formacioni i javës në Ligën e Evropës, ka befasi!

Sadik.Autor

Leave a Comment