Futboll Premier League Sport

GJEN GOLASHËNUES ME KOSTO ZERO/ “Djajtë e Kuq” nisin kontaktet për sulmuesin e PSG-së…

Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani mund të transferohet te Manchester United, këtë janar ose në merkaton e verës, kur do të jetë futbollist i lirë. Lajmin e ka konfirmuar “Manchester Evening News”, që shprehet se “djajtë” kanë nisur kontaktet me sulmuesin, që aktualisht luan me PSG.

Kontrata e Cavani me kampionët e Francës skadon më 30 qershor dhe prej kohësh përflitet se 32-vjeçari do të largohet. Largim që kushtëzohet edhe nga ardhja e Mauro Icardi te PSG-ja verën e kaluar.

Cavani është golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së, një përforcim me vlera prë Manchester United pavarësisht moshës së tij. Gjasat janë që kjo marrëveshje të mbyllet në korrik, kur lojtari do të largohet me parametrin zero.

Related posts

Alvesh e mbyll me Flamurtarin, dy klube hidhen në sulm për brazilianin

Sadik.Autor

FITORE E MERITUAR/ Leicester zhyt në krizë skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

REALI SFIDON BARCELONËN/ Ancelotti: Kemi entuziazëm dhe dëshirë, na duhet trofeu i Superkupës

F.autor

Leave a Comment