Futboll Sport

TJETËR ARRITJE NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Tre arbitre femra pajisen me stemën e FIFA-s

Një tjetër arbitre shqiptare merr stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Mirela Çemerin, arbitre e kolegjiumit të Durrësit, e cila është pajisur së fundmi me “pasaportën ndërkombëtare” e që i lejon tashmë të gjykojë ndeshje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas Fshf.org, Mirela Çemeri nuk është arbitrja e vetme që pajiset me stemën e FIFA-s, pasi edhe dy asistentet Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, pas punës së palodhur u shpërblyen duke u pajisur me këtë aset të rëndësishëm.

Kjo nuk është hera e parë që arbitre femra të rritura në mjedisin shqiptar arrijnë të pajisen me stema të FIFA-s, teksa më parë kanë arritur suksese të tilla edhe Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume e Koleta Prenga si asistente.

Related posts

FOTOLAJM/ CR7 jo vetëm si rekordmeni i golave por edhe “mbret i ajrit”

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Aguero: Refuzova numrin 10-të në respekt të Messit

F.autor

Gazetari tregon sekretet/ Ronaldo i trishtuar, Reali nuk e ka respektuar

Sadik.Autor

Leave a Comment