Futboll Seria A Sport

I “THUR” ELOZHE/ Gatusso: Të rrallë lojtarët si Hysaj, ka shtatë vite që luan kështu

Napoli siguroi një fitore të thjeshtë në mesjavë përballë Perugias (2-0) dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ekipi i Gattusos do të tentojë të njëjtën gjë nesër përballë Fiorentinës në “San Paolo”, duel që nis në orën 20:45.

Trajneri i Napolit është ndalur te Elseid Hysaj në konferencën e tij për shtyp. Shkodrani ka rifituar postin e titullarit dhe po aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes në skemën 4-3-3 të Gattusos.

Kalabrezi flet fjalë pozitive për kapitenin e kombëtares shqiptare dhe konfirmon besimin që ka ndaj tij.

Në këtë moment, Hysaj e interpreton rolin e tij si pak lojtarë të tjerë. Ka shtatë vite që luan në mbrojtjen me katër lojtarë dhe po paraqitet shumë mirë“, thekson trajneri i Napolit.

Related posts

“Doja të takoja Schumin, por familja e tij nuk më lejoi”

Sadik.Autor

PËRFLITET SI TRAJNER I AEDHSHËM I NJË KLUBI NË EUROPË/ Mourino pranon: Mund të trajnoj këtë ekip të klasit botëror

Delo.autor

Heynckes lajmëron hakmarrjen kundër Real Madridit në Ligën e Kamapionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment