Futboll Seria A Sport

EMOCIONE DHE SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ “Kuqezinjtë” mposhtin Udinesen në frymën e fundit

Milani ka fituar Udinezen me rezultatin 3-2, në një ndeshje spektakolare dhe plot emocione.

Udineze ka shënuar golin e parë me anë të Larsen në minutën e shtatë të takimit, pas një dalje tepër të gabuar të Donarumës.

Pjesa e parë u mbyll me miqtë në avantazh, por Milani nuk u dorëzua dhe sapo startoi fraksioni dytë gjeti golin me anë të Rebiç.

Nuk vonoi shumë dhe Hernandez në minutën e 71-të kaloi në avantazh Milanit, duke bërë që të shpërthejë festa në “San Siro”. Ndërkaq Udineze nuk kishte thënë fjalën e fundit, pasi Lazanja me një goditje me kokë, ka gjetur golin e barazimit për ekipin e tij, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Aty ku çdo gjë duket se po vendosej me rrjetën e Lazanjës, Rebiç kishte mendim tjetër dhe me një goditje me të majtën ka bërë që të shperthejë festa sërish në “San Siro”.

Kështu Milani me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe është ngjitur në vendin e tetë, ndërsa Udineze mbetet me 24 pikë.

Related posts

ZYRTARIZOHET SKANDALI/ Danimarka shpall listën për ndeshjet në LIGËN E KOMBEVE

Isa.Autor

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Ceferin-it nuk i del inati me 12 klubet: Gabim historik, mos guxoni ta provoni sepse…

Delo.autor

“TË PAKTËN MË LA PËR…”/ Flet ish i dashuri i gruas së Leo Messit

F.autor

Leave a Comment