Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ GJENI brenda dhe jashtë fushës, MARADONA kap “vrasësin” e tij

Diego Armando Maradona nuk ka vdekur, është gjallë e mirë. Dy muaj pas “incidentit”, shpërndarja e tre mesazheve audio nëpërmjet ëahtsapp që kanë lajmëruar vdekjen e tij, tani di edhe se kush ka kërkuar ta eliminojë.

E përditshmja argjentinase “Clarin”, në fakt, ka bërë të ditur se “el Diez”, me ndihmën e disa ekspertëve të informatikës, ka gjetur krijuesin e lajmit të pavërtetë. Pak ditë pas ndodhisë, Diego vuri një çmim për të zbuluar identitetin e “vrasësit”, por nuk ka marrë rezultate.

Për këtë arsye ka vendosur të vihet në lëvizje personalisht dhe ka patur sukses. Tani, i akuzuari duhet t’i paguajë atij një dëmshpërblim Maradona-s, me këtë të fundit që do ta mbajë të fshehtë identitetin e tij në këmbim.

Avokati i Maradona-s, Matias Morla, ka thënë për “Clarin”: “Ky rast duhet të kthehet në një simbol për dy arsye. E para është që një tjetër do të mendohet mirë para se të bëjë një shaka të tillë dhe e dyta është se drejtësia duhet të fillojë të marrë masa për të gjetur menjëherë përgjegjësit e këtyre gjërave”. Në fund, “El Pibe de Oro” fiton pothuajse gjithmonë, brenda dhe jashtë fushës.

Related posts

FSHF KËRKON NDRYSHIM STADIUMI/ Por gjithçka është në dorë të kundërshtarëve. Ja ku pritet të luhet sfida ndaj Bjellorusisë

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ RONALDO gjen sërish golin dhe kalon në avantazh JUVEN (VIDEO)

Isa.Autor

Inter, Spalleti: Pritjet për ne ishin jo reale

Q.Autor

Leave a Comment