Futboll Premier League

Mourinho: Zotët e futbollit ishin me “kafshët” e Newcastle

Jose Mourinho pretendon se zotët e futbollit ishin me Newcastle United teksa trajneri i Manchester United i ka thurur elozhe kundërshtarëve për shpirtin luftarak në St. James Park.

Goli i parë i sezonit të Matt Ritchie i dha fitoren ekipit të tij ndaj United. Mesfushori skocez zhbllokoi rezultatin për skuadrën e tij në minutën e 65-të.

“Ata luftuan si kafshë – shpresoj ta marrin si kompliment,” shprehet Mou për Sky Sport pas ndeshjes.

“Zotët e futbollit ishin në krahun e tyre. Nuk ishte e thënë që ne të shënonim gol sot. Newcastle dha gjithçka dhe kjo është e bukura e futbollit.

“Ata luftuan për një pikë, një pikë ishte misioni që i kishin vendosur vetes.

“Ne bëmë një gabim në mbrojtje dhe kur ata ishin përpara kishin vetëm një gjë në mendje dhe dhanë gjithçka për të mbajtur rrjetën të paprekur.”

Related posts

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Koeman: E shijova maksimalisht sezonin që punuam së bashku

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Goran Pandev futet “mik”, tenton të afrojë tek Genoa futbollistin shqiptar

Delo.autor

“PRES ME PADURIM TË MBAJË KËTË NUMËR”/ Gnabry vendos të ndryshojë dhe merr “bekimin” në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment