Futboll La Liga Sport

“LEKU LETËR”/ 35 kontrata të nënshkruara, askush nuk krahasohet me NEYMAR (FOTO)

Neymar është cilësuar si futbollisti më “firmato” me 35 marrëveshje të nënshkruara me Nike, Qatar National bank, MC Donald, Red Bull etj.

Duket se sulmuesi i PSG-së nuk është i talentuar vetëm në fushë të blertë, por edhe në fushën e biznesit. Kjo për shkak se shumë tifozë të rinj sot ndjekin futbollistët e jo ekipet. Përshembull Real Madrid-i humbi 1 milion ndjekës në rrjetet sociale ndërsa Juventus fitoi 6 milionë ndjekës në ditët kur Ronaldo po transferohej në Torino.

Tifozët janë të prirur të vishën si yjet e tyre të preferuar, të pinë të njëjtat pije dhe të përdorin të njëjtat marka të telekomunikacionit. Kompanitë në të gjithë botën e dinë rëndësinë e futbollistëve në vendimmarrjen e klientëve të tyre potencial, kështu i bëjnë pjesë të fushatave të tyre marketing si imazhe.

Përsa i përket shifrës më të lartë të fituar nga marrëveshjet e marketingut, atë e ka Ronaldo me 41 milionë euro të fituara gjatë 2018-tës, por sipas “Forbes”, Neymar ka numrin më të lartë të marrëveshjeve.

Në rrjetet sociale Neymar ka 106.56 milionë ndjekës, më pas se Cristiano (147 milionë) por më shumë sesa Messi (102 milionë), madje më shumë se dyfishi i David Beckham, i cili njihet për marrëveshje të tilla me marka të ndryshme.

Braziliani është imazhi i më shumë sesa 30 kompanive në të gjithë botën dhe gjatë fundjavës u lançuar se do të ishte imazhi i Qatar National Bank.

Sipas Forbes, ai po fiton 15 milionë euro në bazë të këtyre marrëveshjeve. Ai nuk e ka problem të punojë me marka të ndryshme, në sektor dhe nivele të ndryshme. Ai bashkëpunon me NIKE, me të cilët ka një kontratë deri në 2022 dhe një mundësi vazhdimi deri në 2024.

 

Related posts

KUPA E KOMBEVE/ Premtim nga zëvendës presidenti për portierin e kombëtares: Nëse fiton trofeun do të sjellë…

Delo.autor

SYTË TEK TROFEU/ Allegri: Ligën e Kampionëve këtë sezon do ta fitojë…

Isa.Autor

Emily Ratajkowski: Njerëzit nuk e besuan martesën tonë

Sadik.Autor

Leave a Comment