Futboll Shqipëri Sport

DËMTIMI QË MORI KUNDËR BOLOGNAS/ Mbrojtësi Kumbulla jep lajmin: Do të rikthehem… (FOTO)

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Marash Kumbulla i qetësoi të gjithë tifozët e Veronës se lëndimi që pësoi në barazimin e sotëm kundër Bolonjës 1-1 nuk do ta mbajë larg fushave.

19-vjeçari shprehet i gëzuar për rezultatin e verdhebluve dhe karakterin e fortë të shokëve të skuadrës, ndërsa thekson se do të rikthehet shpejt në fushë, por pa saktësuar se në çfarë momenti.

“Një tjetër prove karakteri dhe vendosmërie. Mund të kishim marrë më tepër nga kjo ndeshje. Më vjen keq që u largova shpejt nga takimi, por pata një lëndim jo të lehtë, por do të kthehem shpejt”, deklaron njëri prej mbrojtësve më të talentuar në kampionatin italian.

Related posts

ZYRTARE/ 15 gola në 47 ndeshje, “Xhevahiri” Fati rinovon kontratën me Barcelonën deri më…

Delo.autor

“EUROPA CONFERENCE LEAGUE”/ UEFA krijon kompeticionin e tretë për klube, ja detajet

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Milan-Juventus, ja numri i biletave të shitura për super sfidën

Delo.autor

Leave a Comment