Futboll Seria A

Inter, Spalleti: Pritjet për ne ishin jo reale

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti insiston se pritjet për skuadrën e tij ishin jo reale, për shkak të rezultateve të mira në fillim të sezonit

Inter ka shënuar fitoren e parë në nëntë ndeshjet e fundit të Serie A, duke mposhtur në San Siro skuadrën e Bolognas 2:1.

Pas ndeshjes trajneri Lucani Spalletti tha se nuk ka qenë e lehtë të dalin nga kjo situatë, por inisiston se pritjet për ta kanë qenë jo reale.

“Të dalim nga kjo situatë nuk ishte e lehtë. Ne e filluam shumë fortë sezonin me rezultate të pabesueshme, kështu që pritjet u rriten”, tha Spalletti për Mediaset Premium.

Inter pas kësaj fitoreje kthehet në vendin e tretë në tabelë më 48 pikë, dy më shumë se sa Lazio dhe katër më shumë se sa Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

COVID-19/ Nuk ka fund “makthi” për Napolin, ndaj Juventusit mungon dhe mbrojtësi i Kombëtares

Delo.autor

“MAESTRO TREGON TRUPIN”/ ISCO ironizon me trajnerin e REALIT: A jam i …?

Isa.Autor

Brighton-Man United/ “Pulëbardhat” duan të përsërisin mrekullinë ndaj “djajve”

Isa.Autor

Leave a Comment