Futboll Seria A

Inter fiton, por Spalletti kërcënon Brozovic dhe Borja Valero

Në përfundim të ndeshjes ndaj Bologna, e fituar me rezultatin 2-1 nga Inter, trajneri zikaltër, Luciano Spalletti është ndalur të flasë për Premium Sport. Përtej kënaqësisë së fitores, ndër të tjera, ish-tekniku i Romës, ka vënë përpara përgjegjësisë dy prej futbollistëve të tij. Brozovic i zëvendësuar në pjesën e dytë, i është përgjigjur vërshëllimave dhe kontestimeve të publikut me disa duartrokitje ironike.

“Trajneri dhe klubi duhet të bëjnë disa rregulla brenda grupit. Duhet të rishoh episodin dhe për çdo rast ne kemi një rregullore. Cilido që nuk zbaton këtë rregullore, vetëpërjashtohet, nuk jam unë që e skualifikoj. Marcelo ishte pak nervoz, por nuk më duket se deshi të ofendojë publikun”, deklaroi Saplletti, i cili nuk kurseu edhe kritikat e tij për lojën e Borja Valerio: “Përpara mbrojtjes rrezikon të humbasë topa të çmueshëm. Kam folur, nëse nuk përmirësohet, atëherë nuk do ta aktivizoj më”, kërcënoi Spalletti.

Related posts

HUMBJA NDAJ ATLETICO BILBAO/ Valverde “shpërthen” me kritika, bën fajtor blerjen e bujshme…

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA publikon lajmin e madh për sportdashësit, hiqet kufizimi i…

Delo.autor

E BUJSHME/ Luka Modric refuzon vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Delo.autor

Leave a Comment