Albanian Stars Futboll La Liga

VIDEO/ Levante barazon rezultatin ndaj Valencias, ja çfarë po ndodh me Sadikun

Armando Sadiku u transferua nga Legia te Levante për të patur më shumë hapësira.

Në një intervistë pas mbërritjes te Levante, ai tha se Legia nuk e kishte trajtuar si duhet pasi e kishte lënë në stol. Sipas tij të mbash Sadikun në stol është si të mbash Ferrarin në garazh.

Por, Sadiku nuk po luan as në sfidën e sotme të Levantes ndaj Valencias, pasi nuk është ftuar nga trajneri.

Ai mungoi në ndeshjen ndaj Realit javën e kaluar dhe po mungon përsëri sot.

Me sa dihet Sadiku nuk vuan nga ndonjë dëmtim, dhe lënia jashtë listës për herë të dytë radhazi duket e çuditshme.

Levante po luan në fushën e Valencias dhe rezultati është 1-1, me skuadrën e Sakikut që sapo ka barazuar.

http://www.dailymotion.com/video/x6elmla

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele me objektiv Europën dhe mbijetesën, ja sfidat e ditës së sotme

Delo.autor

Trajneri, lojtari dhe goli i muajit: Premier League shpërndan çmimet e gushtit

Isa.Autor

TRONDITET SPORTI/ Një SMARTPHONE i merr jetën LUFTËTARES ruse (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment