Futboll Seria A Sport

REBIÇ SHPËTON MILAN/ Kroati shënon ndaj Breshas dhe i jep kuqezinjve një fitore të vuajtur

Milani ia ka dalë të marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Breshas, ku kanë triumfuar me rezultatin 1-0.

Padyshim njeriu i momentit te kuqezinjtë është Ante Rebiç, i cili ashtu si në ndeshjen ndaj Udinezes, edhe sot ishte vendimtar. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura, me të besuarit e Piolit që vuajtën shumë kjo për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga vendasit.

Pjesa e dytë nisi përsëri me Breshan më kërkuese të cilët iu afruan disa herë golit, por pa sukses. Ishte Ante Rebiç, i cili pasi ishte aktivizuar në minutën e 58’, ia doli të realizojë golin e fitores për Milanin në minutën e 71’, duke çuar peshë zemrat e tifozëve.

Këtë rezultat “Djalli” e menaxhoi deri në fund, duke marrë kështu një fitore me shumë vlera. Tashmë kuqezinjtë ngjiten në vendin e 6-të me 31 pikë dhe vazhdojnë serinë e fitoreve.

Related posts

Vazhdon “eksodi” i largimeve te Skënderbeu, futbollisti kryesor drejt Moldavisë

Isa.Autor

Dy gola të shpejt në miqësoren Francë – Kolumbi

Sadik.Autor

REALIZOI SUPER GOL NDAJ TEUTËS/ Mbrojtësi Hoxhallari: Na pëlqen të luajmë me kreun, Vllazni është radha jote

Delo.autor

Leave a Comment