Bundesliga Futboll Sport

ËSHTË NJERIU I MOMENTIT/ Statistikat e frikshme të Haaland, lë pas “Pleshtin” e Ronaldon

Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland, është njeriu i momentit. Gjermanët e blenë në merkaton e janarit nga Red Bull Salzburg dhe duket se investimi i bërë po i jep frytet. Norvegjezi ka statistika të frikshme në Bundesliga.

Ai ka luajtur në total 59 minuta në dy ndeshje dhe ka shënuar 5 gola. 3 herë shkundi rrjetën në ndeshjen ndaj Augsburg, ndërsa dy herë kundër Kolnit. Lojtari ka gjuajtur 5 herë në portën kundërshtare dhe ka arritur të shkundë 5 herë rrjetën. Mesatarja e tij e golave te skuadra gjermane është e çmendur, pasi ka shënuar 1 gol për çdo 10 minuta e pak sekonda. Askush nuk mund të krahasohet me të momentalisht.

Related posts

Neymar surprizon fansen e veçantë, 7-vjeçarja shpërthen në lot (VIDEO)

Sadik.Autor

Gjokën nuk e “ngop” barazimi me Flamurtarin, ja çfarë ka bërë së fundmi tekniku i Vllaznisë (FOTO)

Sadik.Autor

Formula 1, Sebastian Vettel e dëshiron titullin kampion

Q.Autor

Leave a Comment